Ka kaluar vetëm një javë prej se Courtney Stodden ka aplikuar për shkurorëzim nga burri Doug Hutchison dhe biondja e famshme ka arritur të tërheqë vëmendje me disa postime në rrjetet sociale.
Aktorja dhe modelja e ka xhiruar veten të zhveshur dhe xhirimin e ka publikuar në InstaStory.
Imazhet e 23-vjeçares i kanë shokuar fansat, pasi pikërisht atyre ua ka dedikuar fotografitë nudo.
Courtney e ka xhiruar trupin lakuriq para se të hyjë në banjë për të bërë dush.
Pas disa ndarjeve dhe ribashkimeve, ajo vendosi që më 6 mars të kërkonte edhe zyrtarisht shkurorëzimin.
“Nuk pendohem. Kam mësuar shumë (nga martesa), prandaj gjithçka është në rregull. Jam thjesht duke e tejkaluar këtë moment aktualisht”, ka thënë Courtney për TMZ. /Telegrafi/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë