Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar turqit, pas rrëzimit të një avioni privat, me ç’rast 11 persona humbën jetën.
Ngjarja e rëndë e rrëzimit të avionit turk ka ndodhur në Sharh-e Kord, rreth 370 kilometra nga kryeqyteti iranian, Tehran.
“Shpreh dhimbjen time për ngjarjen tragjike të rrëzimit të avionit në turk në Sharh-e Kord, ku si pasojë humbën jetën 11 persona”, ka thënë Pacolli.
“Familjeve të viktimave të pasagjerëve, që ndodheshin në bordin e avionit i dërgoj ngushëllimet më të ndjera”, është shprehur ai.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia