“Vettingu”, shkarkimi i parë: Largohet Komisioneri Publik, Heral Saraçi

17:46 | 12 Mars 2018
M. A.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë ditën e sotme Komisionerin Publik, Heral Saraçi.

Vendimi pas kërkesës së ONM për marrjen e masës disiplinore ndaj Komisionerit publik Heral Saraçi. Sipas ONM, Saraçi kreu veprime që cenojnë figurën e Komisionerit publik.

Vendimi për shkarkim u mor nga Komisioni i Disiplinës i përbërë nga Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Saraçi u votua nëntë muaj më parë bashkë me Florian Ballhysën si dy komisionerë publikë. Sipas ligjit, Saraçi kishte statusin e gjyqtarit të lartë, në institucionin e komisionerit publik me kompetencat për të ankimuar vendimet e shkallës së parë të vettingut dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja e hetimit disiplinor, tha se duhet të vendoset masa disiplinore për Saraçin pasi me veprimet dhe mos veprimet e tij ka rrezikuar punën e komisionerit publik. Por ndërsa për këtë qëndrim janë vendosur në dispozicion 600 faqe me dokumentacion Heral Saraçi këmbënguli se i nevojitet kohë për t’u njohur me materialin.

Shkelje tjetër e evidentiuar në seancën publike ishte edhe firmosja e dy kontratave për dy punonjës të administratës pa rënë në dakordësi me komisionerin e dytë Ballhysa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme