Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, iu është përgjigjur kritikave të trajnerit holandez, Franck De Boer.
Ish trajneri i Ajaxit dhe Crystal Palace, në një paraqitje televizive për BT Sport, ka kritikuar Mourinhon, për menagjimin e talentit të United, Marcus Rashford.
De Boer ka thënë se Mourinho është një trajner që do vetëm rezultate dhe nëse një lojtar luan një apo dy ndeshje të dobëta, ai do të ulet në bankë rezervë nga trajneri portugez.
Megjithatë, Mourinho iu është përgjigjur ashpër këtyre kritikave të Franck De Boer.
““Kam lexuar se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premierligës. De Boer ka thënë se Rashford nuk është mirë që ka një trajner si unë. Por, nëse Marcus do të kishte një trajner si ai, ai do të mësonte si të humbiste, sepse ka humbur të shtatë ndeshjet në Angli”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes me Sevilla.
Vlen të theksojmë se De Boer, ishte shkarkuar nga Crystal Palace në fillim të këtij sezoni, pasi në shtatë ndeshjet që udhëhoqi skuadrën londineze, të gjitha i humbi. /arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...