Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka mbajtur konferencën për shtyp, para ndeshjes së kthimit me Sevilla, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mourinho ka folur për gjendjen e futbollistëve të tij dhe se në cilët mund të llogaritë, për ndeshjen e nesërme ndaj Sevillas.
Mesfushori francez, Paul Pogba dhe Anthony Martial, kanë munguar në dy ndeshjet e fundit, për shkak të lëndimeve, por sipas Mourinhos që të dy kanë stërvitur para ndeshjes me Sevilla.
Po ashtu nga lëndimi është rikthyer edhe sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.
“Ai ka stërvitur, por që ende nuk e di se a do të jetë i gatshëm për nesër”, ka thënë Mourinho.
Ai po ashtu ka konfirmuar se Anthony Martial, është i gatshëm për përballjen me Sevilla.
Ndërsa, Marcos Rojo, Phil Jones, Ander Herrera dhe Daley Blind, vazhdojnë të jenë të lënduar.
Mourinho ka konfirmuar se mbrojtësi anglez, Phil Jones, nuk do të udhtëojë me kombëtaren e Anglisë, për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen. /arbresh.info/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës