Lluka demanton ish- drejtorin e Trepçës: Nuk ka pasur mandat

16:33 | 12 Mars 2018
M. A.

Miniistri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për dorëheqjen e drejtorit të Trepçës Ahmet Tmava.

Ministri Lluka ka thënë se tashmë ish drejtori i Trepçës Ahmet Tmava i ka kaluar mandati më 6 shkurt dhe si i tillë nuk do të duhej të jetë as në zyrat e Trepçës.

Ai ka demantuar lajmin se ndaj ish drejtorit të Trepçës ja pasur presion.

“Këtë dua ta demantoj. Se së pari një drejtor i përgjithshëm që i ka skaduar afati më 6 shkurt nuk mund të jap dorëheqje pra s’ka pasur mandat dhe si e tillë nuk do të duhej të dilte absolutisht në zyrat e Trepçës”, tha Lluka.

Duke demantuar akuzat e Tmavës për presion, Lluka ka treguar arsyet pse nuk ia ka aprovuar kërkesën që Tmava të jap nënshkrimet për shpenzimet e Trepçës.

“Kërkesa e vetme ka qenë që ai të autorizohet për shpenzimet që i bën Trepça, dhe si rezultat ne nuk e kemi provuar një gjë të tillë, përderisa nuk ka mandat. Si rezultat e kemi autorizuar zv/drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin e financave që e ka marrë autorizimin për financat e Trepçës”, ka thënë tutje ministri i Ekonomisë.

Lluka ka theksuar se Trepça deri më tani është pa status të zgjidhur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme