Posta e Kosovës ka njoftuar se Qeverinë e Kosovës dhe opinionin publik se më datën 1 prill 2018 do të vijnë në një gjendje ku ndërmarrja mos të mund të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve dhe të përballet me aktivitete të ndryshme sindikale të cilat ne i kuptojmë si të arsyeshme.
“Konform përgjegjësive si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A. ka shqyrtuar sot gjendjen financiare në këtë ndërmarrje. Pas shkresave dhe njoftimeve që iu kanë drejtuar Qeverisë, Bordi nuk sheh zgjidhje tjetër përveç t’i drejtohet edhe publikisht Qeverisë së Kosovës, punëtorëve të Postës, sindikatave dhe opinionit publik se gjendja financiare në Postë është duke u rënduar nga muaji në muaj. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e humbjeve financiare që ka Posta në ofrimin e Shërbimit Postar Universal si dhe në mos shlyerjen e obligimeve financiare për shërbimet që i ofron për operatorë të caktuar”, thuhet në komunikatën për Media nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës.
Posta e Kosovës është e obliguar me ligj të ofrojë Shërbimin Universal Postar pa marrë parasysh koston dhe humbjen e vazhdueshme me vite të tëra. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është e obliguar me ligj që të mbulojë humbjet në këtë shërbim. Për këtë ekziston edhe një marrëveshje mes Postës dhe Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. Për më tepër, edhe Gjykata e ka shqyrtuar këtë çështje dhe ka kërkuar nga MZHE që të kompensojë humbjen financiare që ka pësuar Posta gjatë ofrimit të këtij shërbimi.
“Deri më tash nuk kemi pasur mirëkuptim dhe gatishmëri nga Qeveria që të zbatohet ligji dhe vendimet e gjykatës. Për shkak të mos mbulimit të këtij shërbimi Bordi i Drejtorëve është obliguar që në fillim të vitit 2015 të bëj uljen e pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës, gjithashtu, në fillim të vitit 2013 të ndaloj sigurimin shëndetësor për të gjithë punonjësit dhe të bëjë uljen e të gjitha shpenzimeve operative deri në masën ku ndonjëherë është penguar edhe operimi i mirëfilltë në ndërmarrje. Gjendja është rënduar edhe më shumë muajve të fundit duke shkaktuar vonesa në ekzekutimin e pagave për mbi një mijë punonjës të Postës. Vonesa e ekzekutimit të pagave me kohë ka shkaktuar pakënaqësi të theksuara në mesin e punëtorëve dhe sindikatave të cilët kanë paralajmëruar grevë dhe protesta”, thuhet në komunikatën për Media nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës.
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...