Ndërron jetë ikona e modës Hubert de Givenchy

15:58 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Ikona e modës franceze, Hubert de Givenchy ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Dizejneri i famshëm francez i cili ka krijuar veshjet për Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy u shua në moshën 91 vjeçare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Me dhimbje të thellë, lajmin e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP, partneri i tij Philippe Venet.

“Me hidhërim të thellë ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka vdekur,” tha ai.

Nipërit, mbesat dhe fëmijët e dizejnerit ndajnë dhimbjen me Venet, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ai. /Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme