Mediat italiane shpërthyen me tituj bombastikë disa ditë më parë mbi një lidhje të mundshme të bashkëshortes së Mauro Icardit me mesfushorin e Interit, Brozoviç, gjë e cila ka bërë që të reagojë edhe ky i fundit.
Përmes avokatit të tij, Brozoviç ka lajmëruar se do të hedh në gjyq të gjitha mediat që bënë publik lajmin se ai ishte në një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e shokut të tij të skuadrës.
“Klienti im (Brozoviç sh.r)i kundërshton dhe i përgënjeshtron në mënyrë absolute lajmet false që janë përhapur në ditët e fundit në mediat online në Itali për një lidhje me zonjën Wanda Nara. Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, apo ndonjë gjë tjetër, mes Brozovic dhe zonjës Nara. Brozovic kërkon të kuptojë cilët janë përgjegjësit që kanë vënë në dyshim korrektësinë e tij morale dhe profesionale dhe ka ndërmend të bëjë një denoncim”., – shprehet avokati i tij.
Më parë, ishte vetë Wanda që kishte thënë se do të padiste mediat italiane për lajmin në fjalë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?