Avokatët e të akuzuarve për rastin “Lagja e trimave” që ndodhi më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, paraqitën ankesa për vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Pasi që e kanë marrë në dorë gjykimin final të shkruar në 700 faqe, pas më shumë se katër muajve që kur Gjykata Penale e Shkupit ua caktoi dënimet 38 të akuzuarve për ngjarjet, ankesat janë paraqitur në Gjykatën e Apelit.
“Të gjitha ankesat nga pala mbrojtëse janë paraqitur. Sipas Ligjit për procedurë penale tani presim të shohim nëse prokuroria do të përgjigjet në lidhje me ankesat. Në atë interval prej 8 ditëve presim që kjo lëndë e cila me të vërtetë është e vëllimshme, të dërgohet deri tek Gjykata e Apelit në Shkup”, tha Naser Raufi, avokat.
Në ankesat, siç thonë, kanë paraqitur lëshime serioze të cilat janë bërë në procedurën e cila zhvillohej para gjykatës së shkallës së parë. Ata kërkojnë tërheqje të gjykimit dhe përsëritje të procedurës.
“Ne seriozisht kemi alarmuar për mënyrën se si udhëhiqej procedura në gjykatën e shkallës së parë dhe shpresoj se gjykatat më të larta, Gjykata e Apelit në mënyrë serioze do ti shqyrtojë alarmimet tona në lidhje me lëshimet e bëra nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Kërkojmë anulim të vendimit dhe lënda të kthehet përsëri në gjykatën e shkallës së parë për tu marrë vendim i ri”, tha Asmir Alispahiq, avokat.
Vitin e kaluar në nëntor, Gjykata Themelore Shkupi 1 për rastin “Lagja e trimave” caktoi tetë dënime me burg të përjetshëm. Trembëdhjetë të akuzuar u dënuan me burgim prej 40 viteve, gjashtë me burg prej 20 viteve një i akuzuar u dënua me 18 vjet burg, dy persona me 14 vjet burg, dy me nga 13 vjet, ndërsa katër persona për shkak të mungesës së dëshmive u liruan. Për 16 të akuzuar, gjykata caktoi dënimin – dëbim të të huajve përgjithmonë nga territori i Republikës së Maqedonisë. Kundër këtij vendimi u organizuan protesta në Shkup dhe në disa qytete në Kosove./TV21/
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...