Latifi priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

15:17 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në mes të komunave të cilat e kanë të zhvilluar turizmit.

Kryetari Latifi, më këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij, duke e informuar për gjendjen e përgjithësi të Komunës së
Rahovecit dhe kërkoi në të ardhmen të rritet bashkëpunimi me komunat e Republikës së Shqipërisë, me qellim rritjen e turizmit në Komunën e Rahovecit pasi që edhe ne si Komuna në këtë drejtim ofron kushte të mira.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi, fillimisht e ka uruar Kryetarin Latifi për zgjedhjen e tij Kryetar të Komunës dhe i ka ofruar bashkëpunimin e tij,
me qellim koordinimin e aktiviteteve ndër komunale për zhvillimin e turizmit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Komunave veriore të Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme