Korab Sejdiu punoi 8 vite pa diplomë të nostrifikuar si professor në Universitetin e Prishtinës (DOKUMENT)

14:55 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kishte punuar profesor në fakultetin Juridik që nga viti 2009. Sejdiu shkollimin e lartë e ka kryer në SHBA ku kishte marr titullin doktor i judikaturës.

Me tu kthyer në Kosovë me 2009 Sejdiu është pranuar nga rekrotari në thirrjen akademike si ‘Profesor asistent’ dhe atë si doktorë shkence.

“Korab Sejdiu është zgjedhur në mbledhjen e Senatit të mbajtur me 13.04.2009 sipas vendimit me nr.1/537 në thirrjen akademike “Profesor asistent” dhe atë si doktor shkence sepse Statuti i UP-se, nuk e lejon askënd ta merr thirrjen profesor asistent pa qenë doktor shkence i fushës”, ka thënë Mirvete Baduvuku nga rektorati për portalin Arbresh.info.

Portali Arbresh.info ka mësuar se nëse një kandidat eventual ka të kryer mastër ose doktoraturën jashtë vendit, për të punuar në UP, duhet ta ketë të nostrifikuar diplomën. Një gjë e tillë i mungonte Sejdiut pasi që në qasjen që ka pasur portal Arbresh.info në dokumentin zyrtar të lëshuar nga MASHT-i shihet se këtë nostrifikim ai e kishte marrë më  24 shkurt 2017.

Nëse bëhet një kalkulim atëherë i bie që Korab Sejdiu ka punuar 8 vite pa diplomë të nostrifikuar si profesor në fakultetin Juridik.  Arbresh.info ka kontaktuar edhe dekanin e fakultetit Juridik, Haxhi Gashi, për të pyetur se si është lejuar një gjë e tillë, mirëpo personi i lartcekur nuk ka kthyer përgjigje.

Ndër të tjera portali Arbresh.info ka kontaktuar edhe vetë deputetin, Korab Sejdiu për të kërkuar sqarime rreth kësaj, mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme