Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se takimi me Mitchell ishte miqësor dhe konstruktiv, raporton arbresh.info.
“Iu zotova që shteti i Kosovës është duke punuar në mënyrë konstruktive. SHBA kanë qenë dhe do të jenë në miqësi të përhershme me Kosovën. E falënderoj zotin Mitchell dhe tërë Ballkanin Perëndimor për mundësinë dhe interesin që kanë ndaj Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se edhe çështja e demarkacionit do të kryhet shpejt.
“Besoj që partnerët e koalicionit po mundohen ta bindin kastën serbe për votimin e demarkacionit sepse askush nuk ka drejt ti mbaj qytetarët e izoluar. Po ashtu biseduam për shndërrimin e FSK që do të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe pastaj për anëtarësimin në NATO. Po ashtu biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ku i thash se ky dialog do të përfundoj me marrëdhënie të mira fqinjësore. Po ashtu i tregova që Kosova po e lufton edhe korrupsionin e krimin e organizuar ku falënderojmë SHBA për ndihmesë. Ndër të tjera e falënderova që SHBA po sjell investitor në Kosovë siç është ai për Termocentralin e ri”, tha ai./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...