Menaxheri Met Elshani shfaqet në gjykatë, Mozzik e Getinjo jo

11:07 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Para disa muajsh vëllezërit reperë, Mozzik dhe Getinjo vazhduan rrugët të ndarë nga label-i.

Si pasojë e kësaj menaxheri i ‘On Records’ Mehmet Elshani duke u bazuar në fakte dhe dokumente që sipas tij janë të vërteta ka paditur reperët nga Ferizaj, shkruan arbresh.info.

Sot me datë 12 mars ai u pa tek gjykata dhe menjëherë u shtua interesimi se pse vëllezërit Aliu nuk ishin.

Arbresh.info ka kontaktuar me menaxherin Met Elshani i cili tha se ishte një kërkesë që i ka parashtruar gjykatës dhe jo një seancë.

‘Shkova për një kërkesë sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, por që seanca ende nuk është caktuar. Rëndësi ka që unë i kam paditur sipas të gjitha rregullave’, u shpreh Met Elshani.

Në pyetjen a ishte pala tjetër e pranishme ai tha jo.

‘Ata nuk ishin, por vetëm një përfaqësues i tyre’, përfundoi i pari i ‘On Recordos’.

Përndryshe, Met Elshani ka vendosur të mos jetë i hapur me media që të flas direkt për këtë çështje sepse avokati po merret tani dhe më vonë kur të del vendimi përfundimtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm