Publikon në rrjetet sociale fotografi me armë në dorë, arrestohet

11:00 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Është arrestuar një i dyshuar shqiptar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti në rrjetin social kishte ekspozuar një fotografi me armë në dorë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme