Kriptomonedha do të quhet EstCoin dhe është pjesë e një projekti të qeverisë i quajtur e-Residency që ka të bëjë me identitetin digjital që qeveria do ta përdorë për të nxitur investitorët e huaj. Estonia është vendi i parë në Europë që dëshiron të fusë në përdorim një kriptovalutë shtetërore. Ideja është që kjo e-monedhë të ketë vlerë e euros duke i dhënë kështu stabilitet dhe qëndrueshmëri të çmimit, shkruan PCWorld Albanian.
E-residenca është një mundësi që u jepet biznesmenëve të huaj që me vlerën e 100 eurove të mund të hapin një kompani në Talin vetëm me anë të një klikimi me akses në llogari bankare dhe pagesa që menaxhohen nëpërmjet platformës. Të shumtë janë evropianët të cilët kanë kërkuar identitetin digjital ku numrin më të madh e kanë finlandezët, të pasuar nga rusët, ukrainasit, amerikanët anglezët, gjermanët, italianët etj.
Në Estoni, 99% e shërbimeve publike ofrohen online. Zhvillimi i kësaj teknologjie ka ulur tej mase kostot e qeverisë dhe ka nxitur rritjen e të ardhurave shtetërore. Në Estoni mendohet të jetë numri më i madh i startupeve në Evropë në krahasim me popullsinë. Në një zonë ish sovjetike është ndërtuar Silicon Valley i Talinit që i kanë dhënë një zhvillim të ri qytetit ku lulëzojnë dita ditës kompani të ndryshme teknologjike.
Problemi qëndron që Banka Qendrore Evropiane ka vendosur ti thotë jo kriptomonedhës estoneze duke u justifikuar me faktin që asnjë shtet në Europë nuk mund të prodhojë monedhën personale pasi monedha e përdorur në eurozonë është vetëm Euro. Në këtë rast, shtetit më teknologjik të Europës do ti duhet të mjaftohet vetëm me e-residencën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...