Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet seanca e 37-të me rastin e 75-vjetorit nga dëbimi i hebrenjve nga Republika e Maqedonisë në llogorin e vdekjes Treblinkë. Pas kësaj seance është caktuar vazhdimi i seancës së 35-të plenare.
Në rend dite të vazhdimit të seancës së 35-të janë më shumë ligje të propozuara nga deputetët nga shumica qeveritare.
Deputetët duhet të prononcohen për ndryshimet e Ligjit për ekspertizë, të Ligjit për evidencë amë, të Ligjit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve të cilat janë më pas se 20% nga popullata e Republikës së Maqedonisë, të Ligjit për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të Ligjit për menaxhimin e pronës së sekuestruar, përfitimit të pronës dhe konfiskimit të gjësendeve në procedurë penale dhe kundërvajtëse, të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të Ligjit për themelimin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë, të gjitha në lexim të parë. Në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për Entin Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë, të Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit të pajisjes ushtarake, ndryshime të Ligjit për kontroll kufitar, të gjitha në lexim të parë./Express/
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...