Në të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe ato universitare sot ka filluar greva një ditore e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj tha se presin që kjo grevë një ditore e cila ka filluar në orën 9:00 do të reflektojë tek institucionet e larta për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën sipas tij institucionet arsimore do të hyjnë në grevë më 13 prill me afat të pacaktuar.
“Në bazë të nënshkrimeve që kemi marr qysh me kohë dhe në bazë të grevave paraprake një dhe dy orësh, jemi të sigurt se i tërë sistemi arsimor sot do të jetë në grevë përjashtuar çerdhet, pra shkollat fillore, të mesme dhe universitetet e Kosovës. Me të filluar grevën, në orën 10:00 do të kemi komunikimet e para me kryetarët tanë nëpër komuna dhe do të kemi informacione të sakta”, tha kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj.
Ai bëri të ditur se kërkesa kryesore e grevistëve do të jetë dërgimi në Parlament i Projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.
“Arsyeja kryesore e kësaj greve është mos procedimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve për arsimin shqip i cili është bllokuar në qeveri dhe kërkesa tjetër është respektimi vendimit të SBASHK-ut dhe MASHT-it lidhur me ligjin e pagave. Po ashtu kemi kërkuar nga qeveria që t’i ndihmoj qeverisë lokale që të zbatoj në tërësi kontratat kolektive e jo të detyrohemi të shkojmë nëpër gjykata”, shtoi ai.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk merr masa, Jasharaj tha se është i obliguar që të respektoj rezolutën e Kongresit të SBASHK-ut i mbajtur më 24 shkurt.
“Jam i obliguar që ta respektoj rezolutën e kongresit të SBASHK-ut më 24 shkurt, e cila më obligon që nëse qeveria nuk reflekton në këtë grevë një ditore të sotme më 13 prill i tërë sistemi arsimor i Kosovës do të shkoj në grevë por ajo grevë do të jetë në një kohë të pacaktuar deri sa të plotësohen kërkesat tona”, tha tutje Jasharaj.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...