Google ADS

Qindra emigrantë të kontrabanduar u kapën midis Libisë dhe Italisë

00:36 | 12 Mars 2018
Trina Galanxhi

Rojet bregdetare të Libisë dhe një anije ndërkombëtare bamirësie kanë shpëtuar qindra emigrantë që po udhëtonin drejt Italisë.

Sipas rojeve bregdetare italiane, kontrabandistët e emigrantëve kanë shfrytëzuar kohën e mirë dhe detin e qetë për të shpier njerëzit drejt Italisë, transmeton portali arbresh.info

Anijet e rojes bregdetare ndoqën dy varka me emigrantë, njëra prej të cilave ishte gomone që mbante rreth 125 njerëz.

Një tjetër varkë që kishte 112 veta në bord u kthye në Garabulli, në lindje të Tirpolit.

Ndërkohë, një barkë që mbante 110 njerëz ia doli që të shpëtohej nga Mjekët pa Kufij.

Rojet bregdetare kanë bërë të ditur se disa emigrantë janë arrestuar, megjithatë disa të tjerë ia kanë dalë që të largohen me kontrabandistët.

Libia është pika kryesore e nisjes për migrantët që përpiqen të arrijnë në Europë.

Më shumë se 600 mijë emigrantë kanë kaluar përmes Mesdheut në Itali gjatë katër viteve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme