Njerëzit janë duke planifikuar që të veprojnë si mburoja njerëzore në mënyrë që të sigurohet evakuimi i qytetarëve të Afrinit, përdersa ushtria turke dhe forcat aleatë të saj po përgatiten që të kapin qendrën urbane të kontrolluar nga kurdët.
Turqia filloi veprimtarinë e saj ndërkufitare më 20 janar duke thënë se nevojitet të eliminojë milicinë kurde të njohur si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por që Turqia e përshkruan si një grup “terrorist”, transmeton portali arbresh.info
Pas disa javësh luftimi, ushtarët turq dhe luftëtarët aleatë të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) tani janë në periferi të qytetit dhe janë gati të hyjnë.
Gazetari i Al Jazeera nga vendi i ngjarjes ka theksuar se mbështetësit e popullit kurd do të udhëtojnë nga Turqia drejt Afrinit për t’u dalë në ndihmë njerëzve.
Gjatë 48 orëve të fundit, qyteti Afrin thuhet se është shënjestruar nga sulmet ajrore turke, uji dhe interneti janë ndërprerë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se forcat e tij do të jenë brenda Afrin brenda pak ditësh, por sipas tij operacioni është duke u shtyer për shkak të arsyes humanitare dhe parandalimit të vdekjeve të civilëve./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...