Xhensila Myrtezaj shtatzënë, në pritje të një….

00:15 | 12 Mars 2018
Arbresh.info

Prej kohësh në media qarkullon lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël.

Megjithatë gjatë gjithë kësaj periudhe Xhensila i ka mohuar lajmet e shtatzënisë, ndonëse në shumë dalje të saj si televizive si evente barku i rrumbullakosur i dallohej dukshëm.

Por burime pranë këngëtares bëjnë të ditur për Express se Xhensila është në pritje të një vajze, ndërkohë që ka hyrë në muajin e 5-të shtatzënisë.

Ndonëse këngëtarja vijon ta mohoj edhe në daljen e saj të fundit në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ku i bëri një surprizë bashkëshortit të saj Bes Kallakut, Xhensilës i dallohej barku i fryrë.

Pavarësisht se është një dëshirë e madhe e tyre për të shtuar familjen e tyre të vogël me anëtarin me të ëmbël, siç është veçanërisht fëmija e parë, Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur ta mbajnë për vete këtë lajm dhe ta shijojnë larg syrit të njerëzve dhe medias.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme