Google ADS

Derbi i Greqisë, presidenti futet m armë në fushë, ndërpritet ndeshja

22:42 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Ndërpritet derbi në Greqi, presidenti i skuadrës hynë i armatosur në fushë. 

Një tjetër skandal ka ndodhur sot në futbollin grek. Presidenti i PAOK, Ivan Savidis, është futur në fushën e blertë duke sulmuar gjyqtarin e takimit.

Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të golit të shënuar nga Varela, në ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës, me shkakun se lojtari i ish-ekipit të Kaçes ka penguar portierin.

Në ato momente, tifozët e PAOK kanë shpërthyer në protesta, ku u bashkua edhe presidenti Ivan SAvidis, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel. Mediat greke kanë publikuar edhe foto ku presidenti shihet i armatosur me pistoletë në brez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme