Google ADS

Mbreti saudit themelon njësitë e prokurorisë kundër korrupsionit

22:39 | 11 Mars 2018
Trina Galanxhi

Mbreti i Arabisë Saudite ka krijuar njësi speciale të prokurorëvë kundër korrupsionit, me qëllim që të ndjeken rastet e përvetësimit në mbretëri.

Vendimi i mbretit Salman u njoftua të djelën në një raport mbi agjensinë shtetërore të shtypit , transmeton portali arbresh.info

Raporti thotë se vendimi i mbretit ka ardhur nga “shqetësimi i tij në luftën kundër korrupsionit në të gjitha format, me qëllim të mbrojtjes së atdheut dhe burimeve të saj”.

Vendimi vjen pasi Arabia Saudite arrestoi dhjetra princa, udhëheqës biznesi dhe zyrtarë qeveritarë në fillim të nëntorit në një shtytje të udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Autoritet thonë se nga arrestimet janë mbledhur 106 miliardë dollarë, në këmbim për lirimin e shumicës së të burgosurve.

Kritikët thonë se arrestimet janë bërë me qëllim për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme