Google ADS

Grekët kërkojnë lirimin e dy ushtarëve të ndaluar në Turqi

21:14 | 11 Mars 2018
Trina Galanxhi

Greqia është përfshirë nga protesta masive, ku është kërkuar lirimi i dy ushtarëve grekë të ndaluar nga Turqia.

Protestat kanë ardhë në mesin e tensioneve shumë të larta në mes të dy vendeve, transmeton portali arbresh.info

Ushtarët Dimitris Kouklatzis, 27 dhe  Angelos Mitretodis, 25 vjeç, u ndaluan 11 ditë më parë, pasi pretendohët se kishin kaluar “zonën e ndaluar ushtarake” në territorin e Turqisë.

Javën e kaluar në një gjykatë në qytetin kufitar turk të Edirne, ku edhe po mbahen në burg të sigurisë së lartë të dy ushtarët, ata kanë hedhur poshtë kërkesën për lirimin e tyre në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Qeveria e majtë e Athinës ngriti rastin në NATO dhe te Kombet e Bashkuara gjatë javës së kaluar, duke kërkuar nga dy organet që të ndërhyjnë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme