Anëtari i Kryesisë të LDK-së, Arban Abrashi, ka deklaruar sot se LDK është garantuesja e shtetit të Kosovës, teksa ka theksuar se Kosova tashmë ndodhet në një etapë të re, e cila shumë shpejt do të rezultojë me zgjedhje.
Këto komente Abrashi i bëri me rastin e shënimit të 28- vjetorit të themelimit të Forumit Rinor të LDK-së në Fushë Kosovë.
Ai tha se rinia e Kosovës ka një rol kyç në rrugën që duhet të ndjekë vendi, drejt një perspektive më të mirë.
“Ju ftoj të punojmë për Kosovën, sepse po fillon një etapë e re. Po e shihni se çka po ndodhë edhe në pushtetin lokal dhe qendror. Kosova ka mbetur në një udhëkryq. Pak a shumë po vjen edhe era zgjedhje. E jona është që me qenë të gatshëm që të dalim faqebardhë para qytetarëve, t’iu ofrojmë perspektivën tonë, zgjidhjet tona për Kosovën dhe të punojmë bashkë në këtë familje që jemi”, u shpreh Abrashi.
Ndërkaq, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nga analistë të çështjeve politike vlerësohet të jetë jetik për Qeverinë Haradinaj.
Kjo çështje, thonë ata, duhet të përmbyllet sa më shpejt, në të kundërtën të shkohet në zgjedhje të reja.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë se nuk ka as edhe një kuptim që kjo çështje të shtyhet më shumë.
“Në fakt, prej deklaratave të politikanëve vendimmarrës në Kosovë, si të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, krijohet përshtypja se tani ekziston një marrëveshje me Listën Serbe për votat e munguara, prandaj nuk ka asnjë kuptim që ky proces të vazhdojë përtej javës së ardhshme”.
“Nëse, eventualisht, nuk miratohet demarkacioni, nuk ka asnjë kuptim që kjo Qeveri të qëndrojë dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reje. Çështja është jetike për qeverisjen Haradinaj, që të ratifikohet ky demarkacion dhe të procedohet me agjendën evropiane”, ka thënë Muhaxhiri.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...