Rrëzohet avioni privat, vdes vajza e biznesmenit dhe 10 të tjerë

19:33 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Një avion privat turk, me 11 udhëtarë në bord, u rrëzua në Iranin jugperëndimor, raportojnë mediat iraniane.

Avioni privat në pronësi të Turkish Basaran Holding ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në bord kishte tetë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Agjencia iraniane e lajmeve (ISNA).

Përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari. Të gjithë personat në avion kanë humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.

Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai. Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër, njoftoi agjensia e lajmeve “DHA”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme