Google ADS

Petr Chech vendos rekord në Premierligë

17:28 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Portier çek i Arsenali, Petr Cech, ka arritur një rekord të madh në Premierligë, pas fitores 3:0 ndaj Watfordit.

Cech është bërë portieri i parë që ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve pa pranuar gol në Premierligë.

Ai këtë shifër e arriti në ndeshjen e sotme ndaj Ëatfordit, mandje priti edhe një penallti në minutën e 62’të.

Vlen të theksojmë se Chech nuk kishte pritur penallti që nga viti 2011, kur e kishte bërë në fanellën e Chelsea, kundër Fulhamit.

Pas ndeshjes Cech tha se gjithnjë ka besuar në punën që ka bërë.

“Është rekord i pabesueshëm personal. Gjithnjë kam besuar në punën që kam bërë çdo ditë dhe se një ditë do të arrija këtu”, u shpreh Cech pas ndeshjes. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme