Arsenali ka fituar me lehtësi ndaj Watfordit me rezultat 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Ligës Premier.
Golat për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Shkodran Mustafi (8′), Pierre-Emerick Aubameyang (59′) dhe Henrikh Mkhitaryan (77′).
Nota më e lartë e ndeshjes ishte 8.8 dhe shkoi për dy lojtarët e Arsenalit, Mkhitaryan dhe Petr Cech.
Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes ishte 5.8 dhe shkoi për dy futbollistët e Watfordit, Troy Deeney dhe Daryl Janmaat.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Mustafi dhe Granit Xhaka, me mbrojtësin që ishte njëri ndër më të vlerësuarit me 8.5 dhe mesfushori me 7.8. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën