Qytetarët në Kubë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, pak para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen muajin tjetër në këtë shtet, pas gati gjashtë dekadave.
Shumica e kandidatëve që garojnë për një ulëse në Asamblenë Kombëtare janë anëtarë të Partisë së fuqishme Komuniste.
Më shumë se gjysma e kandidatëve janë gra.
Anëtarët e Asamblesë së re do të zgjedhin në prill 31 anëtarët e rinj të Këshillit të Shtetit, udhëheqësi i të cilit do të emërohet menjëherë president i Kubës.
Raulo Castro ka njoftuar se ao nuk do të garojë për një tjetër mandat presidencial, ndonëse 86 vjeçari pritet të mbajë drejtimin e Partisë Komuniste.
Nën-presidenti, Miguel Diaz-Canel, pritet të jetë presidenti i rradhës.
Raul Castro ka udhëhequr vendin nga viti 2006.
Ai ka drejtuar Kubën, pas vëllait të tij Fidel Castro, i cili ka qenë në pozitën e presidentit nga Revolucioni i vitit 1959./rel
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...