Një dietë tradicionale mesdhetare përbëhet kryesisht nga sasi të mëdha perimesh, frutash të freskëta, arra, peshku dhe vaj ulliri. Një regjim i tillë, i shoqëruar me aktivitet fizik, ul rrezikun e sëmundjeve, më specifikisht:
1. Mbrojtjen ndaj diabetit të tipit 2
2. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
3. Ju mban në formë fizike
4. Ul rrezikun ndaj sëmundjes së alzhaimerit
5. Përgjysmon rrezikun ndaj sëmundjes së parkinsonit
6. Rrit jetëgjatësinë
Nëse ndiheni të tunduar nga dieta mesdhetare dhe jeni të gatshëm të ndryshoni regjimin tuaj ushqimor, këtu keni disa sugjerime për ta filluar:
Konsumoni shumë perime. Provoni një pjatë të thjeshtë me domate, disa thërrime djathi dhe vaj ulliri, ose një shtresë të hollë pice të mbushur me speca dhe kërpudha në vend të sallamit dhe proshutës. Sallatat, supat dhe perimet e gjalla janë gjithashtu mënyra më e mirë për të konsumuar perimet.
Ndryshoni mendim në lidhje me mishin. Nëse ju pëlqen mishi i kuq, konsumojeni në sasi të vogla dhe mundësisht zgjidhni ato “organike, të ushqyera me bar”, në mënyrë që të shmangni antibiotikët, hormonet dhe ushqimin e OMG J-së (ky i fundit i lidhur me rritjen jo natyrale). Vendosni copëza të vogla mishi pule organik në sallatë, ose shtoni sasi të vogla të mishit në një pjatë me makarona integrale duke i transformuar ato në pjata të shëndetshme për një vakt të plotë.
Hani gjithmonë mëngjes. Frutat, drithërat e papërpunuara dhe ushqimet e pasura me fibra janë një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën dhe për t’ju mbajtur të ngopur për disa orë.
Ushqehuni me prodhime deti dy herë në javë. Mishi i peshkut si ai ton, salmon, harenga, sardelet dhe frutat e detit janë të pasura me Omega- 3, acide yndyrore, të cilat janë të dobishme për trurin dhe zemrën.
Gatuani një vakt vegjetarian të paktën një herë në javë. Nëse është e mundur, caktoni një ditë në javë që të mos gatuani mish. Kthejeni këtë në ritual dhe gatuani ushqime si fasulet, thjerrëzat, qiqrat dhe perimet. Sapo të përshtateni dhe të ndiheni shumë mirë me këtë, provojeni dy herë në javë.
Përdorni yndyrat e mira. Vaji i ullirit, arrat, farat e lulediellit, ullinjtë dhe avokadot janë burime të yndyrave të shëndetshme për ushqimin e përditshëm, gjithmonë duke mos e tejkaluar masën.
Shijoni produktet e qumështit si djathi natyral, gjiza dhe kosi. Hulumtimet tregojnë se nëse konsumoni nënproduktet e qumështit, do të keni më pak yndyra të këqija në trup dhe nivele të ulëta të obezitetit. Kjo për shkak se yndyrat natyrale të tyre, ju bëjnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe kjo ndjenjë zgjat për disa orë, duke ju ndihmuar të konsumoni më pak në përgjithësi. Bëni kujdes të zgjidhni produkte organike dhe të papërpunuara.
Për ëmbëlsirë, hani fruta të freskëta. Në vend të akullores, kekut ose ëmbëlsirave të tjera, konsumoni luleshtrydhe, fiq, mollë etj./living.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...