Demarkacioni ishte fati i keq për Isa Mustafën, që ia ndërpreu mandatin e kryeministrit.
Por nuk ishin vetëm deputetët e opozitës që po ia kundërshton ratifikimin e kufirit me Malin e Zi shefit të LDK-së, që po drejtonte qeverinë bashkë me PDK-në, por edhe deputetët e vet.
Për ta rrëzuar nga qeveria Isa Mustafën kontribuuan edhe deputetët e LDK-së, që dolën publikisht duke kundërshtuar demarkacionin.Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte kërkuar që Isa Mustafa të kërkonte falje, pasi sipas saj, Mustafa i kishte fyer njerëzit që kishin ekspertizë dhe kishin dal kundër demarkacionit, raporton lajmi.net.
“Mendoj se një parlament me dinjitet nuk do të lejonte që kjo çështje të vendosej në rend dite pa kërkuar falje kryeministri (Isa Mustafa). Sepse kryeministri i Kosovës i ka fyer rëndë të gjithë njerëzit që kanë ekspertizë të caktuar në këtë fushë dhe kanë shprehur dyshime në mënyra të ndryshme dhe kanë shprehur argumente të fuqishme, duke i quajtur njerëz që kanë nevojë për kontroll mjekësore. Kjo është një fyerje e nivelit tepër të ulët që unë mendoj që kryesia e Kuvendit asesi nuk do të duhej ta lejonte të hynte në rend dite pa kërkim falje nga ana e kryeministrit në foltore të Kuvendit. Kjo do të ndodhte në nje vend normal”, kishte thënë Osmani në Rrokum Tv.
Tash kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se grupi i tyre janë unik në votimin e demarkacionit, që nënkupton se edhe Vjosa Osmani, që ia kundërshtonte demarkacionin Isa Mustafës, mund të votojë pro.LDK-ja kishte kërkuar qe raporti i Shpejtim Bulliqit, të mos ishte në projektligj, por vetëm si orientues, edhe ashtu ndodhi.Demarkacioni ende nuk është caktuar kur do të hedhet në votim në Kuvend, sepse ende mungojnë disa vota./Lajmi.net/
https://www.youtube.com/watch?v=4Pf5JcyYCRI
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...