Politikani gjerman: Kosova si shtet ekziston vetëm si rezultat i qëllimit amerikan

14:22 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Politikani gjerman i CDU-së, Vili Vimer, teksa ka folur për raportet Kosovë-Serbi, dhe zgjidhjen e konfliktit ndërmjet dy shteteve e integrimin e tyre në Bashkimin Evropian, ka thënë se fakti që thuhet se ky problem do të pritet të zgjidhet në vitin 2025, tregon një mos interesim për ta zgjidhur këtë çështje.

“Kur thuhet në vitin 2018 se një problem do të zgjidhet në vitin 2025, është e qartë që nuk ka interes në zgjidhjen e atij problemi”, ka deklaruar politikani gjerman i CDU-së, në një intervistë për të përdtishmen serbe”Novosti”

Teksa ka folur për zhvillimin e politikave globale, Vilmer thotë se populli serb është në vendin e gabuar në kohën e gabuar .

“Kur është fjala për politikën globale amerikane ndaj Rusisë dhe të tjerëve, populli serb është në vendin e gabuar në kohë të gabuar. Beogradi është një pikë e nxehtë e një rivaliteti të madh të orkestruar nga Shtetet e Bashkuara . Lufta e vitit 1999 kishte të bënte më shumë me idenë amerikanë për shkatërrimin e ndikimit rus në Ballkan “, ka shpjeguar Vilmer

Sipas tij, amerikanët me themelimin e bazës Bondstil duan të kontrollojnë tubacionet e gazit nga Deti Kaspik dhe të sundojnë sistemin rrugor dhe hekurudhor në rajon.
Vimer thotë Kosova ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të gjitha dokumentet e OKB-së, prandaj disa shtete të BE-së , vazhdojnë të mos e njohin si shtet, pasi kjo do të shkaktonte probleme të tipit të Katalunisë në Spanjë.

“Kjo është arsyeja pse pesë anëtarë të BE nuk e njohin këtë pavarësi dhe nëse do të përballen, ata do të përballen me të njëjtat rezultate që mund të shohim sot në Kataloni.Pse dikush do ta legalizonte një deklaratë ilegale” ka thënë Vilmer për Novostin,

Sipas tij ‘Kosova si shtet ekziston vetëm si rezultat i qëllimit amerikan”, ka deklaruar Vilmer

Ai ka folur edhe për rivalitetin ruso-amerikan në luftën e Sirisië dhe disa çështje tjera./Periskopi

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/politikani-gjerman-kosova-si-shtet-ekziston-vetem-si-rezultat-i-qellimit-amerikan-510093/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme