Dje u bë zyrtare një iniciativë për vendosjen e bustit të kriminelit, Sllobodan Millosheviq në Beograd.
Kjo u bë nga anëtarët e Shoqatës “Liria” dhe disa përfaqësues të organizatave tjera.
Ata kanë dorëzuar kërkesën që në Beograd të vendoset një statujë e Millosheviqit, njeriut kryesor për vrasjet dhe krimet e kryera në vendet e ndryshme të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta, transmeton lajmi.net
Por ky vendim po kritikohet nga shtresat intelektuale në Serbi.
Profesoresha, Srbijanka Turjaliq thotë se kjo ide është e turpshme.
“Ka shpresa që njerëzit e mirë të vendit nuk do ta lejojnë të ndodhë një vendim të tillë. Kjoë shtë dëshmi e dështimir të arsimit, që të rinjtë tanë nuk e dijnë se çfarë saktësisht ka ndodhur në vendin tonë”, thotë profesoresha.
Millosheviq ishte njëri nga urdhërdhënësit e shumë krimeve makabre në Kosovë të cilët u kryen nga trupat serbe gjatë luftës së fundit.
Inicativa të tilla në Serbi ka pasur edhe herave të tjera për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. /Lajmi.net/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele