Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, gjatë Kongresit Botëror të Telefonisë në Barcelonë, mbajtur javën e kaluar.
Vendimi i ekspertëve është se Galaxy S9 ka lënë pas iPhone X, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë Galaxy Note 8.
DisplayMate, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi Galaxy S9, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë telefonët e mençur e tjerë.
“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekraneve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan DisplayMate në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Samsung, gjatë Kongresit në Barcelonë nuk u përqëndrua veçanërisht tek ekrani i Galaxy S9, por u mbështet në themelet e hedhura nga modelet paraprake. Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ kanë respektivisht ekrane 5.8 dhe 6.2 inch, të dy janë të pajisur me teknologjinë OLED dhe kanë një rezolucion QuadHD+, me një cilësi të jashtëzakonshme imazhi. /Telegrafi/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin