Kryetari Shpend Ahmeti disa herë ishte ankuar në ish qeverisjen e LDK-së se kishte trashëguar projekte me probleme pronësore. Por, ky kryetar vet ka nisur disa projekte pa i zgjidhur çështjet pronësore.
Rregullimi i shtratit të lumit “Mat” ka nisur së ndërtuari në tetor të vitit 2016. Fillimisht punimet patën nisur në lagjen “Mati 1”, për të vazhduar më poshtë ku edhet ky lum në lagjen “Kalabria”. Në këtë lagje punimet kanë nisur 31.03.2017. Afati i punimeve ka qenë për 180 ditë pune. Akoma nuk kanë përfunduar. Ne punishte nuk shihet askush nga punëtorët e kompanive të kontraktuara. Lajmi.net ka mësuar s punimet janë ndërpre ngase komuna akoma ka mosmarrëveshje pronore me një person në Kalabri.
Ne vendin ku është punuar gjendja është e shumë e keqe. Kjo pasi janë vendosur vetëm disa pengesa te cilat rrezohen sa here bije shi i vrullshëm.
Situata duket të jetë shumë e rrezikshme, sidomos nëse lëvizin fëmijët, pasi kolektori është shumë i thellë.
Veç kësaj, aty edhe trotuari ka filluar të shembet pas gërmimeve duke paraqitur kërcenim serioz për banorët.
Gjatësia e rrugës mbi lumë është 1240 metra, vlera e projektit është mbi 2 milionë euro.
Projekt tjetër i cili është ndërpre është edhe ndërtimi i rrethit në lagjen Lakërishte, ngase edhe këtu kanë dalë probleme pronore. Komuna e ka kontraktuar që disa muaj një kompani për rregullimin e shkallëve para objektit të Komunës pa i zgjidhur çështjet pronësore me Kuvendin e Kosovës. Janë edhe disa projekte tjera që kanë hasur në probleme pronësore. /Lajmi.net/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...