Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuriç do të vije nesër për vizitë në Kosovë.
Ai për vizitë ka marr leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për indeksonline, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Marko Gjuriq ka kërkuar leje për vizitë, kërkesa i është aprovuar”, ka thënë Zyberaj.
Gjuriq gjatë qëndrimit në Kosovë do të dorëzoj një automjet për teren në Qendrën për Mirëqenie Sociale në Prelluzhë të Vushtrrisë.
Ky automjet i dorëzohet drejtorit të qendrës në emër të donatorit “Stefial d.o.o”, nga bashkëpronarët e kësaj kompanie dhe nga ish-futbollisti Dejan Stankoviç e Dragan Ruvarac.
Pas kësaj, parashihet nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e një shtëpie për një familje me social të fshatit Gracë, shtëpi prej 75 m2, me vlerë 2.8 milion dinarë.
Automjetet në terren dhe donacionet e shtëpive janë vazhdim i ndihmës që Qeveria serbe ka bërë për serbët që jetojnë në Kosovë, premtim ky i presidentit serb që bëri gjatë vizitës në Kosovë.
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...