Mënyra se si ne e paraqesim veten në mediat sociale ka një ndikim të madh edhe në atë se si e konsiderojmë veten.
Ndonjëherë ndikimi i imazhit mund të përdoret për të mirë, pasi një studim ka gjetur se vendosja e qëllimeve për fitnes mund të ju bëjë mirë për shëndet, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, të gjithë ato filtra dhe kënde mund të shtrembërojnë perceptimin tonë për pamjen që kemi.
Sipas disa kirurgëve plastikë, numri i njerëzve që kërkojnë të operojnë hundën lidhet pikërisht me imazhet që ata postojnë në rrjetet sociale.
“Pacientët nën moshën 40 vjeç marrin telefonat e tyre dhe na thonë se nuk u pëlqen mënyra se si duken”, tha për “Reuters” Dr. Reuters Boris Paskhover.
Ai ka sqaruar se ata i tregojnë atij një selfie dhe ankohen për hundën e tyre.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 42% e kirurgëve kanë pranuar se pacientët e tyre kanë bërë ndërhyrje për shkak të përmisimit të mënyrës se si duken ata kur bëjnë selfie.
Por, studiuesit kanë gjetur se nuk është aspak faji te hunda, që selfie juaj nuk duket ashtu si doni ju. Faji është te aparati, sepse ai e rrit madhësinë e hundës me rreth 30 përqind./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...