Më shumë se 240 dëshmitarë janë identifikuar pas hetimit policor që erdhi si pasojë e helmimit të ish-spiunit rus.
Amber Rudd vlerësoi profesionalizmin e policisë që tani po shqyrton më shumë se 200 dëshmi, transmeton portali arbresh.info
Hetimi mbi vrasjen në tentativë të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia është tani në ditën e gjashtë.
Më shumë se 250 policë kundër terrorizmit janë përfshirë tani në atë që zyrtarja e qeverisë e ka quajtur si “hetim masiv”.
Duke folur pas një takimi të komitetit qeveritar të emergjencave, Cobra, Rudd tha se qeveria po përdorte burime të mëdha për të gjetur dhe identifikuar ata që ishin përgjegjës për vrasjen në tentativë./arbresh.info/
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...