Google ADS

Dimitrov: Maqedonia është punë e papërfunduar për NATO-n

20:32 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Bruksel është takuar me senatorin Kris Marfi, bashkëkryetar në Nënkomitetit për Evropën në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Dimitrov dhe Marfi kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Maqedoni dhe rajon, duke konstatuar së bashku nevojën për integrimin e Maqedonisë në aleancat euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov e ka njoftuar senatorin Marfi me reformat në lidhje me agjendën euroatlantike, si dhe procesin me negociatat për emrin me Greqinë.

“Republika e Maqedonisë është një punë e papërfunduar për NATO-n dhe në vitin 2018 ajo ofron një mundësi të shkëlqyer për të përfunduar vendosmërinë strategjike të qytetarëve për anëtarësim të plotë në Aleancë”, tha Dimitrov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme