Google ADS

Forcat turke arrijnë në periferinë e qytetit Afrin

20:27 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Forcat turke kanë arritur në periferi të qytetit Afrin pas një fushate javore kundër milicisë kurde në Sirinë  veriperëndimore, ka deklaruar grupi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Turqia dhe grupet aleate të aleancës siriane po përparojnë në qytetin nga linja, transmeton portali arbresh.info

Ankaraja filloi ofensivën e saj në rajonin Afrin në kufirin e saj gjatë muajit janar, me qëllim që të dëbojë milicinë kurde të YPG-së, të cilën Turqia i sheh si pjesë e grupit të PKK-së që ka luftuar një kryengritje tre dekada brenda Turqia.

Gjatë fushatës ajo ka arritur të fitojë kontroll mbi të gjitha zonat kufitare të rajonit Afrin me Turqinë, duke përfshirë disa qytete të vogla dhe një numër të madh fshatesh.

Të premten, presidenti i Tuqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ushtria turke së shpejti do të hyjë në Afrin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme