Google ADS

Iker Casillas kërkohet nga katër klube të Premierligës

19:40 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Portieri spanjoll, Iker Casillas, në fund të këtij sezoni do të largohet nga gjiganti portugez, Porto.

Ish portieri legjendar i Real Madridit, është një nga futbollistët spanjoll më të dekoruar i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë La Liga, tri herë Ligën e Kampionëve, gjatë qëndrimit të tij 16 vjeçar në Santiago Bernabeu.

Ai po ashtu ishte tejet i rëndësishëm për kombëtaren spanjolle, duke fituar një herë kampionatin evropian dhe një herë Kupën e Botës.

Casillas është duke u kërkuar nga Arsenali, Newcastle, West Ham dhe Liverpooli.

Casillas në Porto ishte transferuar në vitin 2015. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme