Në kongresin e sotëm të Aleancës për Shqiptarët, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë Ziadin Sela u rizgjodh kryetar i partisë, me 607 vota “për” dhe vetëm 1 “kundër”.
Para zgjedhjes së kryetarit, delegatët miratuan edhe statutin dhe platformën e partisë, ku janë vendosur risi të cilat nuk janë praktikuar deri më tani nga subjektet e tjera politike siç janë lejimi i fraksioneve, kufizimi i mandatit të kryetarëve të partisë dhe strukturave, si dhe përfshirja e diasporës shqiptare në të gjitha organet e partisë.
Menjëherë pas zgjedhjes në krye të Aleancës, Sela i dërgoi porosi kryeministrit Zoran Zaev duke rikujtuar atë në parimet e para të cilat ishin vendosur gjatë koalicionimit dhe që sipas Selës, janë shkelur pas formimit të Qeverisë.
Sela akuzoi Zaevin se mbron gjykatësit e korruptuar, nuk sjell drejtësinë e premtuar për shqiptarët dhe i bëri thirrje që të mos ndërhyjë në verdiktin e shqiptarëve sikur në zgjedhjet e fundit lokale.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”