Në Belgjikë ka shpërthyer një skandal me mishin e kompanisë VEVIBA, e cila importonte edhe në Kosovë.
Por po del se ishte pikërisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë që e ka njoftuar Belgjikën se kjo kompani bën keqpërdorime me shitjen e mishit.
Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i kësaj Agjencie, Lamir Thaqi.
Ai ka sqaruar se ngarkesa e parë e këtij mishi që kishte si destinacion Kosovën, nuk kishte arritur. Kjo pasi ata mish ishte ndaluar në kufi dhe ishte asgjësuar.
“Shumica prej këtyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se krejt ky zhvillim ka ndodhur prej autoriteteve kosovare dhe ne i kemi njoftu Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësu. Kjo ka ndodhë në vitin 2016”, ka thënë Thaqi.
Ky i fundit ka theksuar se Belgjika kishte dërguar një inspektor në Kosovë, me të cilin i kishin bërë bashkërisht verifikimet.
“Ne kemi njoftuar autoritetet belge që e kanë dërgu një inspektor në Kosovë, ne e kemi pritur inspektorin dhe në koordinim me neve e kemi bërë verifikimin bashkërisht. Por ndalimin dhe gjetjen e falsifikimit e kemi bërë ne, dhe kemi njoftuar Belgjikën. Pas njoftimit tonë, ata kanë marrë informatat dhe mishi është kthyer adhe pastaj ata kanë bërë hulumtime tjera të mishit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Sipas tij, komapnia VEVIBA veç asaj dërgese që ishte asgjësuar, asnjëherë më nuk ka importuar mish në Kosovë.
“Kjo kompani qat ngarkesë e ka sjellur në Kosovë dhe pas asaj nuk ka importuar më, pra nuk kemi ngarkesë të evidentume. Informatat ne ua kemi dhanë të parët, sepse është komunikim i rregullt që bëhet me vendet tjera. Pas informimit nga ana jonë, Belgjika ka filluar me hulumtime se kjo kompani ka bërë keqpërdorime”, ka përfunduar Lamir Thaqi për lajmi.net
Ndryshe një punëtor i kësaj kompanie në kushte anonimiteti kishte sqaruar se si mishi që dërgohej në Kosovë ishte prishur.
Madje ai kishte thënë se gjaku që rridhte nga mishi ishte i gjelbër.
Punëtori në fjalë e kishte pranuar se edhe vet ka ndërruar etiketat e afateve për mishin që ishte importuar.
Kjo kompani dërgon mish edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore dhe Afrikës.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...