Tifozët e West Hamit ‘pushtuan’ fushën dhe shkaktuan kaos të madh

18:51 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

West Ham United ka humbur në shtëpi nga Burnley, me rezultat të thellë 0 me 3.

Skuadra e drejtuar nga trajneri skocez, David Moyes, bënë një paraqitje për t’u harruar dhe sigurishtë se kjo paraqitje nuk iu pëlqeu aspak tifozëve të klubit.

Ata për një moment arritën të futen në fushë dhe të ndërprejnë takimin, mandje njëri nga ta, kishte marr flamurin të kornerit.

Tifozët vendas po ashtu kërkuan t’i sqaronin punët edhe me pronarët e klubit, David Gold dhe David Sullivan, të cilët kanë në pronësi klubin që nga viti 2007.

Raportohet se tifozët e klubit nuk janë të kënaqur me stadiumin e ri dhe se ndihen të tradhtuar.

Kapiteni i West Ham, Mark Noble, e ndaloi njërin nga tifozët që u futen në fushë, për ta ndaluar takimin.

Pas kësaj, humbje rrezikon seriozisht qëndrimin në ligë, duke u renditur në pozitën e 16-të me 30 pikë. /arbresh.info/

https://twitter.com/Sam_InkersoleTM/status/972510222991360000?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F03%2F10%2Fburnley-players-let-children-use-bench-amid-disgraceful-scenes-london-stadium-7377191%2F

 

https://twitter.com/AwayDays_/status/972512328213286912?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2018%2F03%2F10%2Fburnley-players-let-children-use-bench-amid-disgraceful-scenes-london-stadium-7377191%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme