PSG nuk tregon mëshirë, mposhtë 5:0 skuadrën e Metz

18:52 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germain ka siguruar një fitore me rezultat të thellë pasditen e sotme (e shtunë).

Gjiganti francez ka përforcuar kreun në Liga 1 pas fitores bindëse 5 me 0 të siguruar kundër FC Metz në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 29-të në Liga 1, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse ishin në mungesë të dy yjeve kryesor në sulm, Neymar dhe Edinson Cavanit, skuadra e trajnerit Unai Emery tregoi forcën në ndaj klubit që qëndron në fund të tabelës.

Goli i parë në Parc des Princes u realizua pas vetëm pjesë minuta lojë. Mbrojtësi Thomas Meunier shënoi golin e epërsisë para se talenti i ri 20-vjeçar Christopher Nkungu të shënonte dy gola të njëpasnjëshme (20′) (28′).

Brenda fraksionit të parë rrjetën e gjeti edhe sensacioni Kylian Mbappe që shënoi për 4 me 0 pas asistimit nga Marco Verrati në sekondën e fundit të minutave shtesë.

FC Metz u tregua më e kujdesshme gjatë fraksionit të dytë, por sërish nuk ia doli t’i përmbahet sulmit të gjigantit francez. Thiago Silva arriti të shënojë me kokë për 5 me 0 derisa takimi kishte hyrë në dhjetë minutat e fundit.

PSG si lidere tani ka 77 pikë, 17 më shumë se rivali i saj më i afërt – Monaco, ndërsa Metz gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 20 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme