Jose Mourinho ka lavdëruar dyshen Marcus Rashford dhe Scott Mc Tominay pas fitores së sotme (e shtunë) të Manchester United me rezultat 2 me 1 ndaj Liverpoolit.
Rashford realizoi dy golat duke i ndihmuar “Djajve të Kuq” të sigurojnë fitore në Old Trafford, ndërsa McTominay shfaqi një paraqitje impresive në mesfushë, transmeton portali arbresh.info. Duke folur pas ndeshjes, Mourinho lavdëroi dy talentët e rinj të cilët kanë ardhur nga akademia e United.
“Marcus Rashfrod dhe McTominay – i pari shënoi dy gola, një fëmijë i veçantë që e ndjenë fanellën në një mënyrë të veçantë sepse ai ka lindur këtu”, u ka thënë portugezi gazetarëve.
“McTominay ka luajtur ashtu me klas dhe pjekuri. Ai vërtetë më impresionoi mua sepse turmat mund t’iu shtyjnë me zemrat e tyre, por madje edhe kur ata ishin duke e shtyrë për të bërë gjënë e gabuar, ai bëri gjënë e duhur”
Rashford tashmë ka siguruar ftesën nga Kombëtarja e Anglisë ndërsa McTominay është në prag të thirrjes së Skocisë për shkak se trajneri i ri Alex McLeish është një tifoz i madh i 21-vjeçarit./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...