Google ADS

Delawie takohet me kreun e AKI-së

18:20 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie është takuar me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi, shkruan portali Arbresh.info

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori në Twitter.

Ai ka thënë se i ka shprehur vlerësimin për përpjekjet e kësaj agjencie për të siguruar sigurinë në vend.

“Këtë javë u takova me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Kam ndarë vlerësimin tim për përpjekjet e tyre për të siguruar sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Delawie./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme