“Cristiano Ronaldo është nga një tjetër planet”

18:14 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo shënoi dy golat në fitoren e Real Madridit kundër Eibarit të shtunën dhe Zinedine Zidane ishte dukshëm i impresionuar.

Zinedine Zidane lavdëroi superyllin e skuadrës për performancën e tij në triumfin 2 me 1 të ‘Los Blancos’ ndaj Eibarit duke thënë se lojtari është nga një tjetër planet, transmeton portali arbresh.info.

“Për mua, ai është nga një tjetër planet”, ka thënë fillimisht Zidane. “Ajo që bënë është shumë pozitive, ai e di se do të shënojë. Kur shënon dy gola, ai kërkon të tretin. Ai është ndryshe, lojtar i veçantë. Statistikat flasin për të”

“Ai është shumë i mirë. Ju duhet të vlerësoni edhe skuadrën rivale gjithashtu. Ne nuk kemi gjetur mirë lojën tonë, por Cristiano e di se çfarë është duke bërë. Brenda vetëm pak rasteve, ai mund të shënojë disa gola”

Takimi i ardhshëm i Real Madridi është kundër Gironas si nikoqir në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme