Vladimir Putin thotë se nuk interesohet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA, sepse veprimet nuk ishin të lidhura me qeverinë e tij, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC, presidenti rus u pyet nëse ai e kishte dhënë pëlqimin e tij për ndërhyrjen e 13 shtetasve rusë dhe tre kompanive ruse të detajuara në një padi në SHBA.
“Nuk më intereson, sepse ata nuk përfaqësojnë qeverinë”, tha ai, sipas transkriptit të intervistës të postuar të shtunën nga Kremlini.
“Ndoshta nuk janë as rusë, por ukrainas, tatarë apo çifutë, por me shtetësi ruse, të cilët duhet të kontrollohen; ndoshta ata kanë shtetësi të dyfishtë me një kartë jeshile (Green card); ndoshta SHBA-të i paguan ata për këtë. Si mund ta dini këtë? Nuk e di as unë”, tha ai./Arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...