Rezervat shtetërore në buxhet po shkojnë drejt fundit. Alarmin e ka dhënë vetë ministri i Financave, Bedri Hamza dje në mbledhjen e ekzekutivit. Ai ka kërkuar më shumë vëmendje rreth ndarjes së mjeteve nga fondi i rezervës shtetërore.
Këto komente, Hamza i ka bërë në mbledhjen e qeverisë ku kryeministri Ramush Haradinaj kishte propozuar ndarjen e rreth 1 milion euro për shënimin e vitit të Skenderbeut, derisa pastaj u vendos për ndarjen e 500 mijë eurove për këtë destinim.
Por, mënyra se si po menaxhon me buxhetin kreu i qeverisë po shqetëson edhe komunitetin e biznesit në vend.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë për Insajderin se është tepër shqetësuese shpenzimi i rezervës shtetërore. Sipas tij ky fond do të duhej të shfytëzohej me shumë maturi dhe jo me vendime ad-hok.
“Kjo e dëshmon edhe një fakt të hidhur që si duket qarqe të caktuara politike luftojnë për pushtet dhe jo për shtet dhe marrja e pushtetit ofron komoditet të tillë dhe sillen sikurse Kosova është në pronësinë e tyre”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se kreu i ekzekutivit po tregohet tejet i papërgjegjshëm kur është në pyetje shpërndarja e parasë publike.
“Nuk kisha dashur të jem në lëkurën e ministrit Bedri Hamza, i cili në performancën e tij shumë më e tepër kalon kohën duke mbrojtur buxhetin nga çmenduritë e politikanëve për të shfrytëzuar buxhetin dhe për ta varfëruar atë dhe në veçanti kur kemi të bëjmë me buxhetin e rezervës”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se tashmë është koha kur duhet të kemi sundim të rendit dhe ligjit, kur duhet të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
“Duhet të kuptohet një herë e mirë se interesat e partive politike dhe grupeve të caktuara të interesit nuk janë mbi shtetin. Mbi të gjitha është shteti dhe pushteti duhet të jetë në funksion të shtetit”, ka thënë Gërxhaliu, duke shtuar se qeveria Haradinaj me veprimet e saj po vepron kundër shtetit.
“Kam drojë se qasja e politikanëve aktualë po ngjan me ata që mendojnë se Kosova do të zhbëhet dhe duhet të zhvatin dhe grabitin sa të mundin. Por duhet ta kenë parasysh se Kosova do të mbijetojë dhe mu për inat të armiqve dhe mu për inat të politikës aktuale që dëshiron të shkatërrojë çdo gjë dhe të grabisë çdo gjë”, ka thënë Gërxhaliu.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën